Mot i ftohtë sot në Kosovë, priten reshje bore

  • E.K /
  • 17 shkurt 2021 - 08:06
Mot i ftohtë sot në Kosovë, priten reshje bore

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme, raporton Gazeta Express.

Sipas njoftimit, sot në Kosovë pritet që të mbahet i ftohtë.

Në mbrëmje priten edhe reshje bore apo shiu.

“17.02.2021 – Pjesërisht vranët dhe ftohtë në mëngjes. Ditën vransirat do të shtohen, e në mbrëmje shkurtimisht priten edhe reshje të dobëta bore apo edhe shiu të akullt. Temperaturat në vise të ulëta -7C deri 5C, e në vise malore -10C deri 3C. Kryesisht qetë, me erëra të lehta drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Indeksi UV: 3. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kohëpaskohe edhe në jashtëzakonisht të dobëta”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)