Letra e Biden: Quni thotë se rikonfirmoi zotimet amerikane që Kosova të faktorizohet në arenën ndërkombëtare

  • E.K /
  • 17 February 2021 - 08:33
Letra e Biden: Quni thotë se rikonfirmoi zotimet amerikane që Kosova të faktorizohet në arenën ndërkombëtare

Ministri i Mbrojtjes në detyrë i Kosovës, Anton Quni ka thënë se letra e presidentit amerikan Joe Biden, rikonfirmoi se SHBA kërkon që Kosova të faktorizohet në arenën ndërkombëtare.

“Adresimi i djeshëm i presidentit Joe Biden është rikonfirmim i zotimeve më të hershme që administrata amerikane nuk lëviz nga pozicionet e veta, që shteti i Kosovës që të faktorizohet në rajon por edhe në skenën ndërkombëtare. Ne thjesht duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë”, u shpreh ministri në detyrë.

“Po arritëm të jemi në hap me zhvillimet, unë jam i bindur se me një partneritet të fuqishëm të SHBA-së, Kosova e ka një të ardhme të ndritur”, tha Quni.

Sa i përket 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovë, ai tha se i gëzohet arritjeve të shtetit më të ri në Evropë.

“Me emocione te përziera, i gëzohemi rezultateve, ndërkombëtarizmit së çështjes së Kosovës, por natyrisht i kemi dilemat për të kaluarën, që në disa momente që kanë qenë vendimmarrëse për Kosovës thjesht nuk kemi pasur sens politik qe ti menaxhojmë mirë”, u shpreh ai.

“Me zgjedhjet e reja autoritetet politike, institucionet të vazhdojnë që të ndërtojnë urat e miqësisë me partnerët strategjikë dhe së bashku t’i qasemi të gjitha zhvillimeve politike, ekonomike”, pohoi ministri.

(Kosova Sot Online)