S’është as Shqipëria e as SHBA’ja, ky është shteti i parë që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës

  • E.K /
  • 17 February 2021 - 10:09
S’është as Shqipëria e as SHBA’ja, ky është shteti i parë që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë. Por, cili ishte vendi i parë që e njohu Kosovën si shtet?

Bazuar në listën e njohjeve të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, deri tash pavarësinë e Kosovës e kanë njohuar 117 shtete.

Sipas kësaj liste, vendi i parë që e ka njohur Kosovën si shtet është Republika e Kostarikës. Njohja nga ky shtet erdhi pikërisht ditën që Kosova e shpalli pavarësinë.

Një ditë më pas, pavarësinë e Kosovës e njohën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe, Afganistani, Australia, Senegali, Gjermania, Letonia, Danimarka, Estonia, Italia, Luksemburgu, Peruja, Belgjika, Polonia, Zvicra, Austria, Iralnda, Suedia, Islanda, Sllovenia, Finlanda, Japonia dhe Kanadaja.

Shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës është Izraeli.

Më 4 shtator, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike.

Këtë deklaratë ai e bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje, u nënshkrua kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Zyrën Ovale në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

(Kosova Sot Online)