Votat e Vjosa Osmanit, Avdullah Hotit dhe Enver Hoxhajt në Han të Elezit

  • E.K /
  • 17 February 2021 - 11:40
Votat e Vjosa Osmanit, Avdullah Hotit dhe Enver Hoxhajt në Han të Elezit

Vjosa Osmani e vetme mori gati shtatë herë më shumë vota se LDK’ja në Hanin e Elezit

Të dielën në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Fituese e këtyre zgjedhjeve doli të jetë Lëvizja Vetëvendosje me mbi 47% të votave.

Fituese e zgjedhjeve kjo parti doli edhe në komunën e Hanit të Elezit.

Në këtë komunë VV’ja mori 1 mijë e 950 vota ose 53.06% të votave të përgjithshme.

Vetëm Vjosa Osmani mori mbi njëmijë vota.

E dyta në këtë komunë doli të jetë PDK’ja me 969 vota ose 26.37% të votave të përgjithshme.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti i mori gjithsej 743 vota.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në këtë komunë nuk doli edhe aq mirë me rezultat.

Në këtë komunë LDK’ja mori vetëm 237 vota, ose 6.45% të votave të përgjithshme.

Kandidati për kryeministër nga LDK’ja mori vetëm 138 vota.

Këtorezultate dolën nga numërimi në 12 vendvotime.

(Kosova Sot Online)