Ramush Haradinaj bën homazhe në Prekaz, përmend sërish bashkimin me Shqipërinë

  • G.G /
  • 17 February 2021 - 12:36
Ramush Haradinaj bën homazhe në Prekaz, përmend sërish bashkimin me Shqipërinë

Në shënim të 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

Pas homazheve, Haradinaj para medieve, tha se nën Prekaz ka shkuar për të nderuar komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij.

Haradinaj nga atje deklaroi sërish se nëse Kosova bllokohet për integrim euro – atlantik opsioni mbetet bashkimi me Shqipërinë.

“Nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari. Duhet të punojmë për integrim euro- atlantik, por nëse na mbajnë pengë atëherë duhet të kemi si opsionin bashkimin me Shqipërinë”, u shpreh Haradinaj.

(Kosova Sot Online)