Gruaja që shpiku tulla të bëra nga plastika, janë më të forta se betoni

  • E.K /
  • 17 February 2021 - 13:21
Gruaja që shpiku tulla të bëra nga plastika, janë më të forta se betoni

Të gjitha produktet e përdorura në këto tulla janë të bëra nga plastika e ricikluar.

Një kompani me vendndodhje në Nairobi, është duke prodhuar materiale ndërtimi të lehta me shpenzime të ulëta nga plastika e ricikluar, shkruan lajmi.net.

Kjo kompani është krijuar nga Nzambi Matee, një 29 vjeçare që ka studiuar inxhinieri dhe biokimi. Ajo gjeti një metodë të re që të krijoj tulla nga plastika dhe rëra, duke i bërë ato edhe më të forta se betoni.

Me iniciativën e saj, Matee është titulluar si Kampione e re e botës 2020 në Afrikë. Ky çmim ofron fonde dhe kurse për të ndihmuar me projektin për mbrojtjen e ambientit.

Produkti i kësaj kompani ka filluar të përdoret për të ndërtuar shtëpi, shkolla dhe rrugë, deri tani ka rezultuar të jetë shumë i durueshëm, më shumë se betoni, dhe kosto e prodhimit është shumë më e ulët se e produkteve tjera.

Matee thotë se problemi i mbeturinave plastike është global, dhe jo vetëm i Afrikës, prandaj shpreson që kjo mënyrë e prodhimit të aplikohet edhe në vende të tjera të botës, në mënyrë që edhe të mbrohet ambienti nga mbetjet qe vazhdimisht hidhen, dhe kurrë nuk riciklohen.

Ajo ka treguar se për momentin ata kanë kapacitet për të prodhuar 1,000-15,000 tulla në ditë.

(Kosova Sot Online)