Dasmor në dasmën e gabuar, shkojnë për të martuar miqtë e tyre por ju ndodh e papritura

  • E.K /
  • 17 February 2021 - 13:43
Dasmor në dasmën e gabuar, shkojnë për të martuar miqtë e tyre por ju ndodh e papritura

Hidalgo dhe e dashura e tij Abe Wood, udhëtuan nga New York në qytetin historik të Spanjës, Sevilje për të marrë pjesë në dasmën e shokut të tyre Jose Blaya.

Të dy amerikanë fluturuan në Madrid dhe shijuan qytetin para se të niseshin për në Sevilje.

Ata ishin të ngazëllyer kur arritën në dasmën e mikut të tij Blaya me gruan Maria, por u habitën kur nuk po shihnin asnjë nga miqtë e tyre të përbashkët në Kishë.

Herët në mëngjes ata kishin marrë një taksi dhe u drejtuan drejt Kishës.

“Ne nuk e dinim se ku po shkonim dhe sa do të vonoheshim,” tha Hidalgo.

“Ne i dhamë taksistit adresën, një Kishë në lagjen Triana të Seviljes.”

“Ne shkuam aty herët dhe unë jam tip që flas shumë. U prezantuam me shumë njerëz dhe bëmë fotografi me të gjithë,” thotë ai.

Hidalgo pyeti një të ftuar nëse ishte aty për Jose apo për Marian por ajo e pa e habitur dhe thjesht ngriti supet duke i thënë :”Jam këtu për nusen.”

“Mendova se ajo nuk më kuptoi,” tha Hidalgo.

Ne u futëm brenda në Kishë dhe u ulëm në vendet e para, por ende nuk po shikonim asnjë person të njohur.

“Nuk jam e sigurt se çfarë duhet të bëjmë, kam një ndjenjë të çuditshme për këtë,” tha e dashura e Hidalgos.

Ajo u kthye të numëronte të ftuarit dhe kishte gjithsej 50 persona.

Dasma e mikut të tyre kishte 80 të ftuar.

“Kjo nuk është e mundur, ne jemi në dasmë të gabuar,” tha Abe.

Ata u çuan nga vendi dhe shpresonin të arrinin në kohë në dasmën e mikut të tyre.

Ata filluan të vraponin dhe më në fund panë një Kishë tjetër. Jashtë njohën disa njerëz që po pinin cigare, ishin miqtë e tyre të përbashkët.

“Ne i pamë ata që ishin duke qëndruar jashtë dhe u lehtësuam. Nuk mund ta imagjinoj të kishim humbur dasmën pas gjithë asaj rruge,” thotë Hidalgo.

U futëm brenda në Kishë edhe arritëm fiks në kohën e duhur për të parë ceremoninë.

(Kosova Sot Online)