I ekzekutuan 57 pjesëtarë të familjes, kosovari i mbijetuar rrëfen ngjarjen e rëndë

  • E.K /
  • 17 February 2021 - 14:03
I ekzekutuan 57 pjesëtarë të familjes, kosovari i mbijetuar rrëfen ngjarjen e rëndë

Sot, në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës Xhavit Muqolli ka rrëfyer historinë e dhimbshme të fisit të tij.

Muqolli ka rrëfyer se si i ekzekutuan me kallashnikov 57 pjesëtarë të familjes dhe fisit.

I pyetur se sa të afërt i kishte personat që kanë ndërruar jetë gjatë luftës së fundit në Kosovë, Xhaviti tha se ishin: “Nëna, motrat, nuset dhe dy fëmijë. Fëmijët e xhaxhallarëve, ne ishim një familje, se ishim rritur në një shtëpi”.

Muqolli rrëfen se si dy policisë kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe kanë ekzekutuar të gjithë ata që ishin brenda.

“17 prilli ka qenë ditë me shi, e gjatë rrugës janë kthyer në shtëpi për të ndërruar rrobat. Rreth orës 4.30 kanë shkuar dy policë, të cilët i kanë nxjerrë jashtë dhe i kanë numëruar. I kanë futur brenda e më pas janë larguar. Janë kthyer sërish dhe kanë ekzekutuar nënën e një tjetër 100 metra larg shtëpisë. U kthyen sërish dhe hapën derën e panë a janë të gjithë brenda. Hodhën dy bomba dhe nisën ekzekutimin me armë kallashnikov. Pas përfundimit të karikatorëve, kanë nxjerrë revolen dhe kanë gjuajtur sërish ndaj atyre që kanë lëvizur. Pasi u siguruan se janë të gjithë të vdekur janë larguar. Më pas ata që kishin shpëtuar, janë ngritur dhe janë larguar nga aty”, përfundoi Xhaviti.

(Kosova Sot Online)