I shembet shtëpiza nga bora, vdes djali 7-vjeçar

  • E.K /
  • 17 February 2021 - 13:52
 I shembet shtëpiza nga bora, vdes djali 7-vjeçar

Një djalë shtatëvjeçar ka vdekur në Zvicër pasi shtëpiza e borës u shemb dhe e zuri përfund.

Aksidenti tragjik ndodhi të martën në Tarasp, në pjesën juglindore të Zvicrës, shkruan Independent.

Policia e kantonit Graubuenden tha se nga shembja e shtëpizës nga bora të ngujuar mbetën djali dhe babai i tij.

Burri kishte arritur të dilte nga bora dhe të vazhdonte ta kërkonte të birin me ndihmën e të tjerëve.

Fëmija u gjet pas rreth 15 minutave dhe u dërgua në një spital në qytetin Chur, ku vdiq.

(Kosova Sot Online)