Gruaja e gjuan me këpucë live në emisionin personin që dyshon se ia ka grabitur vajzën

  • E.K /
  • 17 February 2021 - 14:29
Gruaja e gjuan me këpucë live në emisionin personin që dyshon se ia ka grabitur vajzën

Zënkat në studio gjate transmetimeve live të emisioneve tërheqin mjaft vëmendje në rrjetet sociale.

Një e tillë që po bën xhiron e rrjetit ka ndodhur në ATV në Turqi ku nëna e një vajze të humbur ka qëlluar me këpucë ndaj personit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e saj.

Pasi i vdiq bashkëshorti, 18 vjeçarja Gülëen Caymaz shkoi të jetonte pranë nënës së saj me dy fëmijët, por një ditë ajo u zhduk papritur.

Vajza i tha të afërmve që ajo kishte shkuar të takonte të dashurin, një burrë i rritur, i cili ishte thirrur në emision gjatë ditës së sotme nga nëna të resë që ka humbur.

Në debat e sipër nëna ka qëlluar me këpucë ndaj burrit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e vajzës së saj, për të cilën nuk ka gjurmë që prej 8 vitesh.

(Kosova Sot Online)