Trump e sulmon ashpër kreun e partisë, McConnell

  • A.P /
  • 17 February 2021 - 18:12
Trump e sulmon ashpër kreun e partisë, McConnell

Ish-presidenti amerikan Donald Trump sulmoi ashpër dikur aleatin e tij, zyrtarin më të lartë republikan Mitch McConnell.

“Mitch është një politikan i ngrysur dhe i vrazhdë dhe nëse senatorët republikanë do të vazhdojnë ta mbështesin, ata nuk do të fitojnë më”, tha ish-presidenti.

Deklarata e Trump vjen pasi McConnell e cilësoi ish presidentin si moralisht përgjegjës për trazirat në Capitol.

“Keqardhja ime e vetme është se McConnell u lut për mbështetjen time para popullit të mrekullueshëm të Kentakit dhe unë ja dhashë. Pa mbështetjen time ai do të kishte humbur keq. Ai po shkatërron pjesën republikane të Senatit dhe gjithashtu edhe vendin”, shtoi Trump.

Përplasja nxjerr në pah krisjen e dukshme midis të dyve lidhur me të ardhmen e Partisë Republikane. Shumica e senatorëve të kësaj partia e mbështetën Trump në gjyqin e impeachment javën e kaluar, përfshirë McConell që votoi për shfajësimin e tij.

Por në një fjalim në senat, McConell sugjeroi se ish presidenti duhet të përballet me një gjyq penal civil, pasi ishte përgjegjës për gjithçka kishte bërë gjatë kohës në detyrë. 


(Kosova Sot Online)