Aksident trafiku në Skenderaj, rrotullohet një veturë

  • A.P /
  • 17 February 2021 - 18:56
Aksident trafiku në Skenderaj, rrotullohet një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Polac  të Skenderajt.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërsa njëra prej tyre është rrotulluar.

Në fotografinë e dërguar nga një lexues  shihet se si vetura është rrotulluar, ndërsa nuk u raportua për të lënduar.

Nga Policia e Kosovës në Mitrovicë thonë se aksidenti nuk është raportuar dhe nuk dijnë nëse ka të lënduar.

(Kosova Sot Online)