
Lexoni edhe:
17 Shkurti: Homazhe e nderime në Prekaz e Velani
13 vjetori i pavarësisë e gjen LDK-në në pozitën më të keqe që nga përfundimi i luftës.
Inatet politike mes vete i kanë shumë të mëdha.
Ato nuk tejkalohen as në ditë feste si kjo e pavarësisë së Kosovës.
Komunikimi mes ish dy bashkëpartiakëve ishte shumë i ftoftë kurse qëndrimi bashkë shumë i shkurtër.
Pas pak minutave Hoti u pa tek varri i ish presidentit, Ibrahim Rugova.
17 Shkurti: Homazhe e nderime në Prekaz e Velani
Lexoni edhe:
Me të u panë edhe figura të rëndësishme në LDK, Agim Veliu e Anton Quni.
Pas homazheve Hoti zgjodhi fjalët tek fliste për Rugovën.
E kjo festë nuk e gjeti partinë e tij në ditët më të mira, por Hoti bëri thirrje për festë duke ju shmangur pyetjeve për kryetarin e ri të LDK-së.
Tek varri i Rugovës, u pa edhe një delegacion tjetër. Anëtarët e kryesisë erdhën ta nderojnë atë në përvjetorin e pavarësisë.
Por këtu mungoj kryetari i dorëhequr, Isa Mustafa.
Kryesisë së LDK-së i printe Ismet Beqiri.
Askush nuk foli për zhvillimet në LDK që ka mbetur pa kryetar e kryesi.
Kurse gjatë ditës ka folur, Lumir Abdixhiku
Në këto zgjedhje, LDK ka pësuar humbjen më të madhe në historinë e ekzistimit të kësaj partie.
(Kosova Sot Online)