Hoti dhe Osmani detyrohen të kalojnë pak kohë bashkë

  • A.P /
  • 17 February 2021 - 21:32
Hoti dhe Osmani detyrohen të kalojnë pak kohë bashkë

U.D së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti kanë marr pjesë në aktivitetet ceremoniale.

Garda ceremoniale e FSK-së zbarkoj në oborrin e Qeverisë mëngjesin e 17 shkurtit.

Me flamurin shtetëror të palosur e të mbajtur me kujdes, po presin krerët institucional.

Kur ata erdhën, radhën tani e kishte edhe shpalosja e flamurit për nder të 13 vjetorit të pavarsisë së Republikës së Kosovës.

Pasi kësaj ceremonie liderët shtetëror u nisen në drejtime të kundërta.

Megjithatë, u bashkuan përsëri në kazermën “Adem Jashari”.

Aty këta po i prisnin ushtarët e FSK-së, e shumë musafirë të tjerë të cilët ishin të pranishëm.

Ceremonia filloj, me të mbërritur edhe u.d së presidentes, Vjosa Osmani, e cila nderoj pjesëtarët e FSK-së.

Pas kësaj, filloj intonimi i himnit shtetëror, e që u nderua në mënyra të ndryshme nga musafirët.

Me të mbaruar intonimi i himnit, fjala ishte për u.d së presidentës, Vjosa Osmani e cila tregoj faktorët që mundësuan lirinë e pavarësinë e vendit.

Kontributin e këtyre e vlerësoj lartë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili shtoj që ka ende shumë punë për të bërë në realizimin e aspiratave të vendit.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe ambasadorët e huaj në Kosovë, e që të njëjtit do të marrin pjesë edhe në përmbylljen e aktiviteve shtetërore që do të organizohet nën patronazhin e u.d. së presidentes së Kosovës.

(Kosova Sot Online)