Policia e plagos më pas arreston 29-vjeçarin që hapi zjarr te Rruga B

  • E.K /
  • 18 February 2021 - 11:21
Policia e plagos më pas arreston 29-vjeçarin që hapi zjarr te Rruga B

Për incidentin e ndodhur mbrëmë në Rrugën B në Prishtinë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja.

Njoftohet se 29-vjeçari i dyshuar për plagosjen e një kalimtari të rastit është plagosur nga ana e policisë e më pas është arrestuar.

“Duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për qytetarët dhe për vet zyrtarët policor, polica domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të  tilla të rrezikshme të të dyshuarit si dhe për ta vënë të njëjtin nën kontroll, me ç rast është plagosur personin e dyshuar. Personit të dyshuar po ashtu i është sekuestruar arma e përdorur në rast”, njofton policia.

Të dy të plagosurit janë në gjendje stabile, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Mbrëmë rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një gjuajtje me armë në rrugën “B” në Prishtinë.

Rastit i janë përgjigjur njësiti policor që gjendej në një pikë kontrolli në afërsi të vendit të ngjarjes. Pas intervenimit policor edhe përkundër dhënies së urdhrave verbal , njëri nga personat e dyshuar  nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor dhe në vazhdimësi ka  shtënë me armë zjarri në drejtime të ndryshme dhe ka plagosur edhe një kalimtar rasti.

Duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për qytetarët dhe për vet zyrtarët policor, polica domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të  tilla të rrezikshme të të dyshuarit si dhe për ta vënë të njëjtin nën kontroll, me ç rast është plagosur personin e dyshuar. Personit të dyshuar po ashtu i është sekuestruar arma e përdorur në rast.

Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

Personit të dyshuar,  R. R,  mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i është shqiptuar masa e ndalimit ndërkohë që nga hetuesit  po ndërmerren  të gjitha veprimet e nevojshme policore rreth këtij rasti.

Strukturat Policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës në kuadër të veprimtarisë për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale.

(Kosova Sot Online)