Pamje e rëndë: Berberi rrëshqet dhe i ngulen gërshërët afër zemrës

  • E.K /
  • 18 February 2021 - 11:41
Pamje e rëndë: Berberi rrëshqet dhe i ngulen gërshërët afër zemrës

Një berber nga Bostoni i Shteteve të Bashkuara ka pasur fat në fatkeqësi. Në një video, ai shihet se si rrëshqet në vendin e punës dhe gërshërët i ngulen në gjoks, por fatmirësisht nuk ia prekin zemrën.

Steve Silva ishte duke ia prerë flokët një klienti të premten e kaluar, kur rrëshqiti dhe ra përmbys në dysheme, duke pasur gërshërët në dorë.

Në pamjet e kamerës së sigurisë ai më pas shihet duke u ngritur në gjunjë, ndërsa dy punëtorë të tjerë e ndihmojnë me nxitim, ku një prej tyre merr letër dhe ia vendos në plagë për t’ia ndalur gjakderdhjen.

“Shikova poshtë dhe e pashë gjakun duke dalë si gejzer. E shikova klientin dhe thashë “mendoj se sapo e thera veten”, tha Silva, shkruan Fox News.

Një mjek tha se gërshërët për pak nuk iu ngulën në zemër berberit. “Ai është në gjendje stabile, e kemi nxjerrë nga reparti për kujdes intensiv”, tha mjeku Dello Russo.

(Kosova Sot Online)