Kjo është kandidatja për deputete nga VV-ja më e votuara në Prizren

  • G.G /
  • 18 February 2021 - 12:42
Kjo është kandidatja për deputete nga VV-ja më e votuara në Prizren

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Drita Millaku, sipas të dhënave brenda këtij subjekti politik, në Prizren ka grumbulluar rreth 7 mijë vota në zgjedhjet e së dielës.

Lëvizja Vetëvendosje në komunën e Prizrenit ka arritur në 28.975 vota.

Në bazë të rezultateve brenda subjekteve tjera politike, këto 7 mijë vota atë e bëjnë kandidaten më të votuar nga të tjerat në komunën e Prizrenit.

(Kosova Sot Online)