Jetëgjatësia e amerikanëve shkurtohet për një vit në pandemi
Jetëgjatësia mesatare e banorëve të Shteteve të Bashkuara ka rënë për një vit vetëm gjatë pjesës së parë të vitit 2020. Ekspertët thonë se në këtë ka ndikuar pandemia e koronavirusit.
Jetëgjatësia mesatare e amerikanëve ra në 77.8 vjet, sipas raportit të Qendrës për Kontrollimin e Sëmundjeve, shkruan BBC.
“Kjo është një rënie e madhe”, tha Dr. Robert Anderson, shefi i departamentit për statistika të vdekshmërisë në Qendrën për Kontrollimin e Sëmundjeve.
Megjithatë, ndryshim edhe më të madh të jetëgjatësisë pati në mesin e grupeve të pakicave. Rënien më të madhe të jetëgjatësisë e pësuan personat me ngjyrë të zezë, jetëgjatësia mesatare e të cilëve ra për tri vjet vetëm nga janari deri në qershor të vitit të kaluar.
“Duhet të kthehemi te Lufta e Dytë Botërore, te vitet e dyzeta, për të gjetur rënie të jetëgjatësisë si kjo”, shtoi Robert Anderson.
Kjo nënkupton që jetëgjatësia mesatare e burrave është 75.1 vjet, 1.2 vjet më pak sesa në vitin 2019. Për gratë, jetëgjatësia është 80.5 vjet, gati një vit më pak sesa në vitin paraprak.
(Kosova Sot Online)