Arrestohet një person në Viti

  • A.P /
  • 18 February 2021 - 19:25
Arrestohet një person në Viti

Një person është arrestuar sot në Pozheran të Vitisë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sot, Policia e Kosovës gjatë patrollimit  në rrugën Pozheran –Viti, kanë vërejtur të dyshimtin, banor i fshatit Pozhoran, pranë shtëpisë se tij dhe në momentin që ai e ka vërejtur Policinë ka filluar të ikë.

Hetuesit policorë kanë hyrë pas tij në oborrin e shtëpisë së tij  ku ai është hasur duke i fshehur katër (4) paketime ( doza ) me substancë te dyshuar narkotike .

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe në bashkëpunim me njësitin antiDrogë nga Shtabi Qendror është bastis shtëpia dhe objektet përcjellëse  ku pas shtëpisë se personit te dyshuar është gjetur dhe sekuestruar në dy kavanozë prej qelqi, një sasi e substancës se dyshuar narkotike, 127) paketime (doza ) me substancë të dyshuar narkotike”, thanë nga Policia e Gjilanit.

Ndërkohë që njësia AntiDrogë do të vazhdojë hetimet për këtë rast.

(Kosova Sot Online)