Ekspertët e arsimit kritikojnë partitë politike që dhanë 198 premtime për shkollimin

  • A.P /
  • 18 February 2021 - 21:15
Ekspertët e arsimit kritikojnë partitë politike që dhanë 198 premtime për shkollimin

Të gjitha subjektet politike në Kosovë kanë dhënë premtime për arsimin, ekspertët i kritikojnë.

Do të duhej të ishin duke ndjekur mësimin.

Mirëpo fenomeni i braktisjes së shkollimit në Kosovë, po vazhdon. Madje dikush nga ta po e konsideron të panevojshme të shkollohet.

Krahas kësaj ekzistojnë programe të cilat synojnë të ndalojnë braktisjen e shkollimit.

Që këto dhe probleme të tjera në arsim të zgjidhen, kërkohet program specifik nga institucionet qendrore.

E gjatë fushatës zgjedhore, ndonëse jo kryetemë, nga subjektet politike u përmend arsimi.

Nga katër subjektet politike më të votuarat në këto zgjedhje, u dhanë 198 premtime në lidhje me arsim.

Por sipas drejtorit të Institutit Edguard, Rinor Qehajës, asnjë nga këto premtime nuk janë specifike.

Qehaja thotë se qeverisja e ardhshme duhet të kujdeset që të ketë reforma që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Një ndër premtimet e përbashkëta të subjekteve politike ka qenë rritja e pjesëmarrjes në edukimin parashkollor.

(Kosova Sot Online)