Lista Serbe ndihmoi me vota Iniciativën e Hoxhiqit

  • A.P /
  • 18 February 2021 - 21:25
Lista Serbe ndihmoi me vota Iniciativën e Hoxhiqit

Emilija Rexhepi dhe Duda Balje kanë akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Kosovë.

Shumica e votave të hedhura nëpër komunat më shumicë serbe ishin për Listën Serbe.

Kjo edhe pritej, duke ditur rolin dhe ndikimin që ka kjo parti tek minoriteti serb në Kosovë.

Por ajo që nuk pritej, ishte mbështetja që nëpër komunat serbe iu dha partisë së Adriana Hoxhiq.

Iniciativa e saj, u rendit e dyta.

Ka dyshimet se kjo Iniciative boshnjake u mbështet nga Lista Serbe.

Dyshimet për këtë nisën pasi gjitha votat për këtë subjekt vinë prej komunave me shumicë serbe.

Pra nga 6,379 vota diku 87,39% prej tyre janë nga këto zona të banuara me qytetar të komunitetit serb.

E në lidhje me këtë reaguan subjektet e tjera politike nga komuniteti boshnjak.

Duda Balje nga SDU, edhe një deputete nga legjislatura e fundit, Emilija Rexhepi, kanë akuzuar Presidentin e Serbisë për ndërhyrje të drejtpërdrejt në vullnetin e votuesve.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shprehur shqetësim edhe një qytetar nga komuniteti serb.

Anell Bajra,  thotë se Lista Srpska ka ndarë një pjesë të votave të saj për iniciativën e Ardianës.

Njejtë ka vepruar edhe Isak Meta, që po del të jetë anëtar i partisë së Emilia Rexhepit, NDS.

Por gjithë këto deklarata i ka hedhur poshtë Adriana Hodgjigj.

Kjo e fundit ka thënë se partitë tjera duhet ta pranojnë humbën, dhe të ndalin lojën e “flliqtë ashtu siç e quan ajo.

Anëtarët e subjekteve politike të komunitetit boshnjak kanë thënë  se po presin certifikimin e votave nga KQZ për tu drejtuar në PZAP, dhe në GJYKATËN SUPREME.

(Kosova Sot Online)