Flamuri i Kosovës punuar nga Arbnora Fejza Idrizi thyen rekordin në Guinness

  • A.P /
  • 18 February 2021 - 22:20
Flamuri i Kosovës punuar nga Arbnora Fejza Idrizi thyen rekordin në Guinness

Arbnora Fejza – Idrizi nga komuna e Skenderajt ka njoftuar se Guinness World Record ka aprovuar rekordin e saj për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës.

Vetë Fejza ishte ajo që njoftoi për lajmin e madh.

“Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness Ëorld Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Të gjitha detajet dhe linkun zyrtar do t’i ndajmë me ju nesër. Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund ç’do here”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)