
Lexoni edhe:
Lista e Vjosa Osmanit me pesë deputetë, pritet të arrihet mandati i gjashtë
Infermierja kosovare, Miradije Pllana-Hoti ka vdekur nga Covid-19.
Infermierja e QKUK-së, e cila shërbente në Klinikën e Neurologjisë, nuk ka arritur që ta përballojë këtë sëmundje.
Për vdekjen e saj, ngushëllimë kanë shprehur edhe nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës.
Lista e Vjosa Osmanit me pesë deputetë, pritet të arrihet mandati i gjashtëLexoni edhe:
“Me pikëllim të thellë ka marrë lajmin se nga virusi COVID-19, ka ndërruar jetë Miradije Pllana-Hoti, infermiere në Klinikën e Neurologjisë, QKUK. Do të kujtohet si profesioniste e përkushtuar në punë dhe që nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve, përgjatë shumë viteve. Në emër të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, familjes së ndjerës dhe gjithë kolegëve, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kësaj sindikate.
(Kosova Sot Online)