Në Spitalin e Pejës 58 pacientë me Covid-19, 12 në gjendje më të rëndë

  • E.K /
  • 19 February 2021 - 09:43
Në Spitalin e Pejës 58 pacientë me Covid-19, 12 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 58 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve pesë pacientë janë në respirator (CPAP), 37 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 178 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 10 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Një lindje ka qenë me prerje cezariane.

249 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3628 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

https://www.facebook.com/spitalipeje/posts/3723765941035146

(Kosova Sot Online)