Ambasadori gjerman: Votuesit kanë dhënë një mandat të fortë për ndryshim

  • G.G /
  • 19 February 2021 - 10:55
Ambasadori gjerman: Votuesit kanë dhënë një mandat të fortë për ndryshim

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjet e suksesshme të 14 shkurtit, ndërsa theksoi se votuesit kanë dhënë një mandat të fortë për ndryshim.

Rohde në një postim në Twitter shkruan se kanë diskutuar për formimin e qeverisë, zgjedhjen e presidentit, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe dialogun me Serbinë.

“Urova Vjosa Osmanin për zgjedhjet e suksesshme. Votuesit dhanë një mandat të fortë për ndryshim. Ne diskutuam formimin e qeverisë, zgjedhjen e presidentit dhe prioritetet, përfshirë sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, dialogun e lehtësuar nga BE. Ne të dy nënvizuam partneritetin ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës”, shkruan Rohde.

(Kosova Sot Online)