13 vëllimet “Anton Çetta” bëhen pjesë e Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë

  • E.K /
  • 19 February 2021 - 11:37
13 vëllimet “Anton Çetta” bëhen pjesë e Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Mynih ka njoftuar se Kompleti prej 13 vëllimesh “Anton Çetta” bëhet pjesë e koleksionit të pasur të Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë në Mynih.

Përmes një postimi në Facebook Konsullata e Kosovës në Mynih të Gjermanisë ka bërë të ditur se në mesin e 10 mijë librave me temë për Kosovën që posedon biblioteka bavareze aty është shtuar edhe kompletit prej 13 vëllimesh „ Anton Çetta“ të botuar nga Instituti Albanologjik i Kosovës.

“Në mesin e mbi 10.000 librave me temë mbi Kosovën, që kjo bibliotekë bavareze posedon, tanimë hulumtues e studiues të ndryshëm mund të gjejnë edhe një thesar të çmuar të trashëgimisë shpirtërore shqiptare përmes kompletit prej 13 vëllimesh „ Anton Çetta“ të botuar nga Instituti Albanologjik i Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)