Votat e Vjosa Osmanit në Gjilanin e Lutfi Hazirit

  • E.K /
  • 19 February 2021 - 12:48
Votat e Vjosa Osmanit në Gjilanin e Lutfi Hazirit

Kandidatja për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani ka marrë 18 mijë e 254 vota në qytetin e Gjilanit.

Ndonëse ky qytet ishte për vite të tëra bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit, LVV’ja fitoi bindshëm në këtë qytet, me mbi 63% të votave.

Në ndërkohë kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, në Gjilanmori vetëm 2 mijë e 786 vota.

VV’ja triumfoi në këtë qytet kundrejt LDK’së me rreth 21 mijë vota dallim.

Kjo parti mori gjithsej 28 mijë e 568 vota ose 63.24% të votave të përgjithshme.

Në ndërkohë LDK’ja në Gjilan mori vetëm 7 mijë e 243 vota, ose 16.03% të votave të përgjithshme. 

(Kosova Sot Online)