Kryetari i ri i LDK’së do të ketë mandat dy vjet, partia jep detaje për zgjedhjen e tij

  • E.K /
  • 19 February 2021 - 12:58
Kryetari i ri i LDK’së do të ketë mandat dy vjet, partia jep detaje për zgjedhjen e tij

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se po kryen përgatitjet për Kuvendin, në të cilin do të zgjedh kryetarin e ri të saj, pas dorëheqjes së kryetarit të deritashëm, Isa Mustafës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, LDK’ja ka bërë me dije se mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023.

Konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji.  Propozimet mund t’i përcillen Sekretarit të LDK-së, për Komisionin Kandidues.

Procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së. Kuvendi do të vendosë, duke respektuar në tërësi dispozitat e Statutit të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK’së.

Ndryshe, Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK’së, pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Komunikata e plotë e LDK’së:

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas paralajmërimit të dorëheqjes së Kryetarit të saj Isa Mustafa, po i kryen përgatitjet për Kuvendin, në të cilin do të zgjedh kryetarin e ri të saj.

Mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023.

Konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji.

Propozimet mund t’i përcillen Sekretarit të LDK-së, për Komisionin Kandidues.

Procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së.

Kuvendi do të vendosë, duke respektuar në tërësi dispozitat e Statutit të LDK-së.

(Kosova Sot Online)