Kjo është femra e dytë e arrestuar me grupin e kidnapuesve, i joshte viktimat para rrëmbimit

  • G.G /
  • 19 February 2021 - 14:52
Kjo është femra e dytë e arrestuar me grupin e kidnapuesve, i joshte viktimat para rrëmbimit

Dje me grupin e ‘kidnapuesve’ është arrestuar një femër e cila përdorej për qëllim të joshjes. Sot policia ka arrestuat edhe një tjetër vajzë nga Gjilani e cila kishte bashkëpunuar me grupin për të njëjtin qëllim. Syri.net merr vesh se femra e dytë e arrestuar për të njëjtin radt është Merita Zymberi nga Gjilani...

Derisa u ranë në gjurmë, u mendua se vetëm një femër iu ndihmoi për t’i joshur e më pas kidnapuar viktimat. Por pak orë pasi u zbulua gjithçka, Policia e Kosovës kuptoi që kolegëve të tyre tashmë të arrestuat për Kidnapim, i ndihmoi edhe një tjetër femër.

Përveç Marigona Islamit, në ndihmë për t’i joshur seksualisht grupit të kidnapuesve u erdhi edhe Merita Zimberi, nje tjetër femër nga Gjilani.

Kështu kanë bërë të ditur për Syri.net burime brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Që të dyja u bën gjahu I grupit I cili kidnapoi dy persona nga Likova e Maqedonisë. Të njëjtit më pas I dërguan në një vilë në Novobërdë, I lidhën dhe iu bënë video intime me dy femrat e angazhuara në këtë mission.

Por, ky skenar nuk iu zgjati shumë. Dy zyrtarët policor nga Njësia Speciale Visar Kërqeli nga Gjilani e Besjan Neziri nga Gllogoci u arrestuan nga kolegët e tyre.

Po ashtu në rrëmbim ishin edhe Valon Kiqina, punëtor i Aeroportit të Prishtinës, Flamur Sopi, punëtor i RTK-së dhe Margona Islami.

Së fundmi media ka marrë vesh se policia i ka rënë në gjurmë edhe Merita Zimberit, e cila tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Dje, me urdhër të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka  ndaluar për 48 orë  ndaj të pandehurës Merita Zymberi nga Gjilani për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me pesë pandehurit V.K., M.I., B.N., V.K. dhe F.S.kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit V.K., M.I., B.N., V.K. dhe F.S. dhe M>Z nga data 16 – 17 Shkurt 2021, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, i kanë marrë dhe kanë mbajtë nën kërcënimin e armës të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në një villë në komunën e Novobërdës, të cilët i kanë prangosur me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat pastaj ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve.

Po ashtu, gjatë kohës sa të dëmtuarit kanë qenë të mbyllur, të pandehurit ndaj tyre kanë ushtruar edhe dhunë fizike, duke i goditur me shuplaka dhe revole.

(Kosova Sot Online)