Haxhi Avdyli publikon një fotot me Vjosa Osmanin, Donika Gërvallën e Faton Pecin

  • A.P /
  • 19 February 2021 - 15:44
Haxhi Avdyli publikon një fotot me Vjosa Osmanin, Donika Gërvallën e Faton Pecin

Kandidati për deputet në listën e  Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka thënë se puna e madhe fillon tani.

Avdyli përmes një fotografi të publikuar, e ku shihet me Vjosa Osmanin, Donika Gërvallën dhe me Fatron Pecin, Avdyli pohoi se ata janë bashkë për qytetarin dhe me qytetarin.

“Puna e madhe fillon tani. Për qytetarin dhe me qytetarin”, ka thënë Avdyli.

Është raportuar që të katër këta që janë pjesë e iniciativës së Vjosa Osmanit, kanë arritur votat e mjaftueshme për të qenë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Përndryshe Lëvizja Vetëvendosje, nga zgjedhjet e 14 shkurtit ka dal fituese me mbi 47% të votave. 

(Kosova Sot Online)