Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë takohet me Kurtin

  • A.P /
  • 19 February 2021 - 19:14
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë takohet me Kurtin

Jorn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka zhvilluar një takim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, me të cilin u zotuan për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dyja vendeve.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Rohde anë të Twitter-it, gjersa ka thënë se ia ka uruar fitoren e përbashkët të Kurtit dhe ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

“Sapo u takova me Albin Kurtin dhe e përgëzova atë për fitoren e madhe të VV’së, bashkë me Vjosa Osmanin. Kishim një diskutim të gjerë për të gjitha çështjet aktuale dhe sfidat, përfshirë edhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

Sot Kurti ka takuar edhe shefin e Zyres për BE’në në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe zëvendësin e tij, Riccardo Serri, me të cilët diskutuan për çështjen e vaksinave anti-Covid.

Në këtë takim Kurti kërkoi ndihmë në përshpejtimin e procesit të furnizimit me vaksina kundër koronavirusit nga BE, për të cilën Szynyog siguroi se janë në plan për t’i marrë ato.


(Kosova Sot Online)