Fundi i marsit e gjen Kosovën me qeveri të re

  • A.P /
  • 19 February 2021 - 21:25
Fundi i marsit e gjen Kosovën me qeveri të re

Fundi i marsit mund të jetë datë për formimin e qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ende nuk ka emra për ministra.

Kanë kaluar pesë ditë prej që Kosova përfundoi procesin zgjedhor.

Prej këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare parti me fitore bindëse ka dalë  Lëvizja Vetëvendosje.

E kjo i hapi rrugë edhe krijimit të institucioneve të reja.

Por, për këtë duhet së pari që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të certifikoj rezultatin.

Në këtë drejtim po punon ky institucion.

Në anën tjetër në Organizatën Demokraci Plus tregojnë se kur mund të konstituohet Kuvendi, legjislatura e tetë me radhë.

Krasniqi më tej jep edhe një kohë të përafërt kur mund të formohet ekzekutivi.

Ai beson që nuk do të ketë vonesa në rrugën e formimit të institucioneve të reja.

E në Lëvizjen Vetëvendosje, thonë që diskutimi dhe publikimi i emrave të kabinetit do të ndodh vetëm pasi të ketë përfunduar plotësisht numërimi dhe certifikimi i zgjedhjeve.

Në mandatin e kaluar qeverisës, ekzekutivi i udhëhequr nga Albin Kurti pati pesëmbëdhjetë ministri.

(Kosova Sot Online)