Një grua në ShBA sulmohet nga ariu në tualet: “Ma kafshoi prap****ën”

  • S.A /
  • 20 February 2021 - 08:42
Një grua në ShBA sulmohet nga ariu në tualet: “Ma kafshoi prap****ën”

Një grua në Alaskë të Shteteve të Bashkuara ka thënë se ka kërcyer dhe ka bërtitur nga frika pasi u sulmua nga një ari përderisa ishte duke e përdorur një tualet jashtë shtëpisë.

Shannon Stevens pësoi një plagë përderisa ishte duke e përdorur tualetin në qytezën Chilkat Lake fundjavën e kaluar, shkruan BBC.

Pasi e dëgjoi duke bërtitur, vëllai i saj shkoi për të parë se çfarë ishte duke ndodhur, kur pa se një ari e kishte futur kokën në vrimën e tualetit.

Stevens thotë se plaga iu shkaktua nga kafshimi i ariut ose gërvishtja e putrës së tij.

Ajo ishte duke e kaluar fundjavën me vëllanë e vet dhe të dashurën e tij, kur ndodhi incidenti. Më herët në mbrëmje, ata kishin përgatitur sallam në oborr.

“Dola jashtë dhe u ula në tualet dhe menjëherë diçka ma kafshoi pra****cën sapo u ula”, tha zonja Stevens. Ajo bërtiti dhe vëllai i saj erdhi për ta ndihmuar me një dritë që vendoset në kokë.

Ata vrapuan për të ikur dhe u futën në një tendë, ku qëndruan deri në mëngjes. Ajo arriti ta trajtonte plagën duke përdorur një pako për ndihmë të parë. Në mëngjes, ata i panë shenjat e këmbëve të ariut.

Stevens tha se në të ardhmen do të shikojë mirë në tualet para se të fillojë ta përdorë atë.

 

(Kosova Sot Online )