Edhe kjo bëri vaki: E merr makinën me qira në Lipjan, e shet në Shqipëri

  • G.G /
  • 20 February 2021 - 11:55
Edhe kjo bëri vaki: E merr makinën me qira në Lipjan, e shet në Shqipëri

Një rast tjetër është lajmëruar në Njësinë e Auto-Krimeve në Policinë e Kosovës.

Një person ka marrë veturën “Audi Q8” me qira, por i njëjti dyshohet se veturën në fjalë e ka shitur në territorin e Shqipërisë.

Pas kësaj, vetura është lokalizuar në Shqipëri dhe e njëjta është sekuestruar nga autoritet e shqiptare.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit te Organizuar, përkatësisht Njësia e Auto-Krimeve, pas pranimit të një informate nga Stacioni Policor Lipjan se i dyshuar mashkull kosovar, ka marrë veturën AUDI Q8 me targa lokale, me qira nga një kompani ‘Renta a CAR’ dhe dyshohet se veturën në fjale e ka shitur ne territorin e Shqipërisë. Vetura është lokalizuar ne Shqipëri, ku e njëjta nga autoritete shqiptare është  sekuestruar dhe tash gjendet nën mbikëqyrjen e policisë së Shqipërisë”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)