Garuesi “çartet” pasi ekipi tjetër përgjigjet saktë, thyen gotën e vet dhe të koleges

  • E.K /
  • 20 February 2021 - 14:38
Garuesi “çartet” pasi ekipi tjetër përgjigjet saktë, thyen gotën e vet dhe të koleges

Një garues në një kuiz në Islandë e ka humbur kontrollin pasi ekipi kundërshtar e gjeti përgjigjen e saktë në garë, duke e rrëzuar foltoren dhe duke e bërë copë-copë gotën me ujë.

Në episodin e fundit të kuizit “Gettu Betur”, garuesi mund të shihet duke reaguar me zemërim pasi ekipi tjetër përgjigjet saktë në pyetjen e kuizit, shkruan Metro UK.

Në videon që po qarkullon në rrjete sociale, garuesi shihet duke e hedhur me forcë gotën në dysheme me më pas duke e rrëzuar foltoren, që bie para këmbëve të moderatores së emisionit.

Ndonëse moderatorja Kristjana Arnarsdottir u mundua që ta vazhdonte programin, në prapavijë ende dëgjoheshin gjërat duke u hedhur.

Përdoruesit e rrjeteve sociale thanë se reagimi i garuesit erdhi për shkak se ekipi tjetër arriti të përgjigjej për një “milisekondë” para humbësve.

“Gettu betur” është një lloj kuizi në të cilin dy ekipe të nxënësve të shkollave të mesme ose studentëve të fakulteteve garojnë kundër njëra-tjetrës duke u përgjigjur sa më shpejt në pyetjet që u shtrohen.

(Kosova Sot Online)