Tre të vdekur dhe 292 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 20 February 2021 - 15:07
Tre të vdekur dhe 292 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 3 viktima dhe 292 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se po ashtu janë shëruar edhe 556 persona nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ndërsa theksojmë se në 24 orët e fundit janë testuar afro 3 mijë mostra.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.833 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 292 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

(Kosova Sot Online)