A e meriton Anton Quni të jetë Kryetar i ri i LDK-së!

  • A.P /
  • 21 February 2021 - 12:08
A e meriton Anton Quni të jetë Kryetar i ri i LDK-së!

Ministri i Mbrojtjes në Detyrë dhe nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, e ka konfirmuar se ua ka kumtuar partisë që do të jetë në garë për kryetar partie.

Quni tha se në takimin e parë pas zgjedhjeve u ka thënë kolegëve që të kenë konsideratë kur ta shohin kandidaturën e tij.

“Në takimin pas zgjedhjeve, u kam thënë që të kenë konsideratë kur të futem në garë për kryetar të LDK-së”, ka thënë Quni.

Ndërkohë, ministri në detyrë ka thënë se mirëpret edhe kandidaturat e tjera, si Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku pasi, sipas tij, në LDK ka garë demokratike.

Quni, ndërkaq, thotë se në LDK u prit mirë kandidatura e tij dhe anëtarët reaguan në mënyrë dinjitoze.


(Kosova Sot Online)