Bahtiri bëhet pjesë e Qeverisë Kurti

  • A.P /
  • 21 February 2021 - 12:22
Bahtiri bëhet pjesë e Qeverisë Kurti

Agim Bahtiri në një takim që e ka pasur në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë ka thënë se është ftuar të marr pjesë në Qeverinë Kurti.

Por, sipas Bahtiri, ai ka refuzuar pasi dëshiron të qëndroj në qytetin e Mitrovicës.

“Më kanë ftuar të jem pjesë e Qeverisë, por do të qëndroj në Mitrovicë”, ka thënë ai.

Ndryshe Bahtiri tashmë ka shpallur kandidaturën për kryetar të Mitrovicës, për mandatin e tretë me radhë.

(Kosova Sot Online)