Vetura godet këmbësoren në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 21 February 2021 - 13:11
Vetura godet këmbësoren në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë Kosovë, ku si pasojë, një këmbësore ka mbetur e lënduar

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se një automjet në lëvizje e ka goditur një këmbësore, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Rreth orës 11:30, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.


(Kosova Sot Online)