Arjan Konomi rrëfen se si Albin Kurti i shpëtoi jetën gjatë luftës në Kosovë, nga banda e Arkanit

  • G.G /
  • 22 February 2021 - 11:27
Arjan Konomi rrëfen se si Albin Kurti i shpëtoi jetën gjatë luftës në Kosovë, nga banda e Arkanit

Opinionisti i njohur shqiptar Arjan Konomi, i ftuar në emisionin “Kojshia show” në Kosovë,  vendosi të tregojë diçka që nuk ishte bërë publike më herët. Mediat e Kosovës njoftojnë se në kohën e luftës në Kosovë ku kishte punuar si gazetar për mediat italiane, kishte bërë shkrimin e parë në një media ndërkombëtare për UÇK-në.

Mes lotësh ai rrëfeu se si ia kishte shpëtuar jetën Albin Kurti në një incident qe kishte ndodhur.

 “Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin studentë, me shpresa të mëdha.

Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve dhe kur shkova për të shkuar të Hotel Grandi ishte banda e Arkanit dhe policia serbe dhe nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se kisha ardhur, por nuk kisha celular në atë kohë.

Kisha një mënyrë për ta kontaktuar që ma kishte dhënë një italiane, por më ka shpëtuar një mik i imi, Fadil Ismajli.

Po ta zbulonin se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik, mund të më vrisnin serbët. Albini më strehoi të një familje të Kodra e Trimave që jam munduar t'ia kujtoj emrin dhe që atje kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë”, rrëfeu ai mes lotësh.

(Kosova Sot Online)