Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Podujevë

  • E.K /
  • 22 February 2021 - 11:36
Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Podujevë

Është arrestuar shoferi i cili nga pakujdesia ka goditur për vdekje një këmbësor në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Këmbësori ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në IML.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Shakovicë, Podujevë 21.02.2021-19:27. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda, dhe për pasojë ka ndërruar jetë  pasi është dërguar në QKUK. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët kujdestar. Po ashtu, si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar edhe viktima-femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)