Të kuruara në perfeksion, a janë këto xhamitë më të bukura që keni parë

  • G.G /
  • 22 February 2021 - 13:04
Të kuruara në perfeksion, a janë këto xhamitë më të bukura që keni parë

Mozaikë të realizuar në përsosmëri dhe me detaje të përkryera, mbizotërojnë në ambientet e brendshme përrallore të xhamive në Iran.

Të ndërtuara me një stil unik, që nuk vërehet në xhamitë e tjera në botë, Irani tërheq shpesh vëmendjen e turistëve dhe fotografëve profesionistë.

I tillë është edhe fotografi Mohammad Reza Domiri Ganji, një student, i cili tregon për CNN Travel, vështirësitë e realizimit të këtyre fotografive mahnitëse.

Ganji thotë se ai preferon kapjen e ambienteve të brendshme të xhamive që njihen për simetritë e tyre shumëngjyrëshe, kolonat e zbukuruara nga ornamente të veçanta, si dhe ndriçimin perfekt që reflektohet nga drita natyrale.

Të krijuara në mënyrë ideale, ambientet e brendshme të xhamisë, si p.sh, Mihrabet (vende të zbrazëta gjysmërrethore ku qëndron imami), pasqyrojnë një pafundësi ngjyrash që depërtojnë nga dritaret e shumta të vogla, mbi qilimat orientalë.

(Kosova Sot Online)