17-vjeçari theret me thikë në Prizren, afër vendit ku u vra i mituri para një muaji

  • A.P /
  • 22 February 2021 - 17:38
17-vjeçari theret me thikë në Prizren, afër vendit ku u vra i mituri para një muaji

Një 17-vjeçar është therur me thikë sot në Prizren. Rasti ka ndodhur në lagjen “Bajram Curri”, në afërsi të vendit ku para një muaji u ther për vdekje nxënësi i Mjekësisë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës

Viktima i lindur ne vitin 2003, ka lëndim të lehtë trupor (therje me thike ), nga një person ende i panjohur për policinë. Viktima, pas trajtimit mjekësor po intervistohet në stacionin policor në Prizren, ka njoftuar zëdhënësi Osmanollaj.

Ndryshe, lidhur me këtë rast na kanë njoftuar të parët qytetarët e lagjes ” Bajram Curri”, të cilët na kanë informuar dhe dëshmuar edhe përmes fotografive se rasti ka ndodhur sërish në rrugën ” Nexhat Fanaj”, shumë afër vendit të incidentit fatal të para më shumë se një muaji ku kishte humbur jetën një nxënës i shkollës së mjekësisë si pasojë e goditjes me thikë.

(Kosova Sot Online)