Kandidati për deputet nga AAK’ja jep dorëheqje nga partia

  • A.P /
  • 22 February 2021 - 22:03
Kandidati për deputet nga AAK’ja jep dorëheqje nga partia

Rasim Selmanaj, kandidat për deputet nga radhët e AAK’së, ka dhënë dorëheqje nga subjekti politik me të cilin garoi në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Arsyeja e dorëheqjes së tij mësohet të jetë rezultati i, siç e quan ai, dobët në zgjedhjet e përgjithshme.

Ai ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e kësaj partie. Lajmin e ka konfirmuar  vet Selmanaj.

“Po është e vërtetë se jam dorëhequr nga të gjitha strukturat e AAK-se. Tash jam vetëm anëtar. Dorëheqja ime vjen si pasojë e rezultat të dobët në zgjedhjet e përgjithshme të AAK-së”, ka deklaruar ai.

AAK u radhit në vendin e katërt me 7.57 për qind në zgjedhjet parlamentare.


(Kosova Sot Online)