Dy të panjohur martohen, pasi planifikuan dasmën përmes publikimeve në TikTok

  • E.K /
  • 23 February 2021 - 10:18
Dy të panjohur martohen, pasi planifikuan dasmën përmes publikimeve në TikTok

Njerëzit janë duke përuruar çiftin e ri, që u martuan në Las Vegas pasi u njoftuan në TikTok.

Takimi i tyre ishte unik, dhe dasma erdhi pasi Gunnar Michels, një kameraman 24 vjeç, publikoi në TikTok një video duke thënë se do të martohet me dikë që do të takoj në platformën sociale.

Ai mendon se njerëzit e marrin jetën shumë seriozisht, dhe kanë nevojë ta shijojnë pak. Ai tha në video që do të blejë bileta për të dhe gruan e tij të ardhme, kushdo qoftë ajo, për në Las Vegas, ku do të martohen.

Michels i inkurajoi ndjekësit e tij në platformë, që të publikojnë video në TikTok, për të “aplikuar” për martesën e tyre, nëse ato mendojnë se janë zgjedhja perfekte për të.

Ai morri me qindra mesazhe, dhe ajo që i kapi vëmendjen ishte Danielle Elleinad, e cila iu përgjigj me një video personale ku e prezantoi vetën.

24 vjeçja nga Pensilvania tha se ajo ishte e duhura sepse jeta e saj gjithmonë ka qenë shumë serioze dhe gjithmonë ka ëndërruar që të ketë një dasmë të çmendur.

Ajo gjithashtu sugjeroi se në vend se të fluturojnë për në Las Vegas, ata mund të udhëtojnë me ambulancën në të cilën ajo jeton.

Elleinad gjithashtu tha se ajo e pëlqen shumë idenë e thyerjes së disa normave sociale, dhe se jeta është shumë e shkurtër për mos të bërë gjithçka që ata duan.

Pasi e pa videon, Michels kontaktoi me Elleinad dhe vendosën se ku do të takohen, që ai të propozoj asaj martesë. Në videon e propozimit, Michels shihet tek bëhet gati dhe thotë se po e bëjnë më në fund.

Për 2 muaj, ata vazhdimisht publikuan video për të iu treguar ndjekësve të vetë se si po shkon planifikimi i dasmës dhe përgatitjet.

Ata u martuan ditën e Shën Valentinit, dhe Michels ka thënë se ai nuk mund të kishte kërkuar për një grua më të mirë.

Historia e dashurisë së tyre është shumë e pazakontë, por ata janë duke e shijuar çdo moment të lidhjes së tyre.

Shumë ndjekës të tyre janë prekur shumë emocionalisht nga kjo histori, dhe shumica kanë shprehur dëshirat dhe urimet e tyre që çifti të mbetet bashkë deri në fund, dhe shpresojnë që ata do të dashurohen plotësisht në njëri tjetrin. 

@gunnar.michels

Wifey WYA! #wheresmywife #marriage #couples

ë original sound - Gunnar Michels

(Kosova Sot Online)