Tomáš Szunyog takohet me Enver Hoxhajn: PDK-ja të jetë opozitë konstruktive

  • E.K /
  • 23 February 2021 - 11:54
Tomáš Szunyog takohet me Enver Hoxhajn: PDK-ja të jetë opozitë konstruktive

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog ka njoftuar në Twitter se në takimin me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ia ka përcjellë atij mbështetjen e tij që PDK të jetë opozitë konstruktive, e cila, siç tha ai, i duhet Kosovës.

Szunyog bisedoi me Hoxhajn për zgjedhjet dhe proceset e rëndësishme që e presin Kosovën.

“Ambasadori i BE-së në Kosovë u takua me Enver Hoxhajn dhe diskutuan për zgjedhjet e fundit dhe proceset e rëndësishme përpara Kosovës. E inkurajova PDK-në të jetë opozitë konstruktive për të cilën ka nevojë Kosova”, tha Szunyog.

PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 14 shkurtit. Pa u numëruar ende votat me postë dhe ato me kusht, PDK-ja ka marrë 17,41% të votave.

(Kosova Sot Online)