Në këtë vend po bën aq shumë ftohtë sa edhe ujëvarat kanë ngrirë

  • G.G /
  • 23 February 2021 - 12:35
Në këtë vend po bën aq shumë ftohtë sa edhe ujëvarat kanë ngrirë

Dy javë acari në Shtetet e Bashkuara nuk kanë kursyer as njërin prej vendeve më të vizituara nga turistët, ujëvarën e famshme të Niagarës, duke dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm të natyrës.

Ujëvara në kufi me Kanadanë ngriu pothuajse e gjitha, një pamje e jashtëzakonshme kjo që përsëritet thuajse çdo vit por këtë herë niveli i ngrirjes ishte edhe më i madh, duke i lënë pa frymë spektatorët fatlumë të cilët mundën të dëshmojnë skulpturat natyrale të akullta, malet e dëborës dhe forma që e bëjnë këtë një peisazh dimëror gati të pabesueshëm.

Këtë radhë, si për ta bërë këtë dhuratë të natyrën edhe më të paharrueshme, mbi ujëvarë u shfaq edhe një ylber.

Sakaq, në pjesën të Shteteve të Bashkuara, temperaturat kanë nisur të rriten duke sjellë ngrohtësi në zonat e go ditura rëndë nga moti i ashpër dimëror.

(Kosova Sot Online)