Lexoni edhe:
Oda e Hotelierisë reagon ndaj paralajmërimit të masave të reja: Nuk do t’i respektojmë ato
Shqipe Selimi, bashkëshortja e ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është votuar edhe në vendlindjen e bashkëshortit të saj.
Selimi në fshatin Aqarevë të komunës së Skenderajt ka arritur që të marrë 14 vota, nga 27 vota sa mori gjithsej VV’ja në këtë fshat.
E më shumë se Selimi, në Aqarevë u votua Vjosa Osmani (29), Glauk Konjufca (19) dhe Hysni Mehani (17).
Këto rezultate janë nga numërimi i votave nga formularët e publikuar nga KQZ’ja për dy vendvotime në fshatin Aqarevë.
Aktualisht Rexhep Selimi është duke u mbajtur në Dhomat e Paraburgimit në Hagë.
I njëjti dyshohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gruaja e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit e zuri vendin e bashkëshortit në listën e VV’së, duke marrë kështu numrin 10 në listë, që historikisht e mbante burri i saj.
VV’ja doli fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me mbi 47% të votave pas numërimit të votave të përgjithshme.
(Kosova Sot Online)