Versioni i policisë për arrestimin e qytetarit në Klinë, që nuk vendosi maskën

  • E.K /
  • 23 February 2021 - 14:36
Versioni i policisë për arrestimin e qytetarit në Klinë, që nuk vendosi maskën

Një qytetar është arrestuar sot në mes të qytetit të Klinës. I njëjti u raportua se u arrestua për shkak të mos bartjes së maskës.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i PK’së për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë  se rasti ka ndodhur në orët e paradites dhe se i njëjti është arrestuar pasi nuk ka respektuar urdhrat e Policisë së Kosovës.

“Në orët e paradites është arrestuar një person për mosrespektimin e urdhrave të ligjshëm të personit zyrtar. Ai është  intervistuar. Është kompletuar lënda dhe rasti shkon në procedurë të shkurt në Gjykatë, në Divizionin për Kundërvajtje”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)