Kontrata modelingu dhe rritje ndjekësish në kohë rekord, kush është thjeshtra e Kamala Harris

  • A.P /
  • 23 February 2021 - 19:06
Kontrata modelingu dhe rritje ndjekësish në kohë rekord, kush është thjeshtra e Kamala Harris

Ella Emhoff, thjeshtra e nënkryetares së re të SHBA-ve, Kamala Harris, sapo ka firmosur një kontratë modelingu. Agjencia e modelimit IMG njoftoi se kishte nënshkruar kontratë me 22-vjeçaren, një javë pasi ajo tërhoqi vëmendjen e botës në ditën e përurimit. Agjencia gjithashtu ka punuar me modele shumë të njohura si Kate Moss, Gigi Hadid dhe Gisele Bündchen.

Emhoff është vajza e burrit të nënpresidentes Harris, Doug Emhoff dhe gruas së tij të parë, producentes së filmave, Kerstin Mackin. Ella ka një marrëdhënie të shkëlqyer edhe me njerkën e saj, Kamala-n, të cilën ajo dhe i vëllai e quajnë me dashuri “Momala”.

Emhoff u bë virale në internet me veshjen dhe performancën lozonjare, ndërsa njerka e saj dhe Presidenti Joe Biden u betuan. Sipas Vogue, veshja e inaugurimit të Emhoff, që ishte dizajnuar nga Batsheva Hay, u përshtat në mënyrë perfekte me rastin.

Gjithashtu, Emhoff u kap nga kamerat duke lëvizur vetullat në mënyrë qesharake ndërsa ishte ulur pas ish-nënpresidentit Mike Pence, një moment epik që u bë viral në rrjetet sociale. Nëna e saj më vonë shpjegoi në Twitter se Ella në fakt po drejtonte shikimin tek ajo, por kjo nuk ia zbehu vëmendjen videos. Madje, ndjekësit e saj në Instagram u shtuan nga 50,000 në më shumë se 300,000 në më pak se një javë.

Ndërsa duket se ajo e ka marrë seriozisht karrierën e saj të modelingut, për të cilën iu hapën dyert menjëherë pas u shfaq në ditën e përurimit përkrah njerkës.

Së fundmi, Emhoff ka bërë paraqitjen zyrtare në pasarelë për markën amerikane Proenza Schouler, në Javën e Modës në New York.

(Kosova Sot Online)